Mirlind Daku vendosi që të rinovojë me Rubin Kazan, pas dështimit të marrëveshjes me Zenitin. Agjenti i futbollistëve, Dmitri Seliu ka dhënë opinionin e tij, pikërisht për këtë temë.

“Është mirë për Zenitin që nuk e blenë Dakun. Dhashë një intervistë të bujshme në kohën që donin ta blinin atë. Ndoshta lexuan intervistën time që nuk e morën? Daku do ta kishte vrarë Zenitin në dhomat e zhveshjes dhe kudo. Nuk është as një lojtar i stilit të Zenitit. Po, mund të kesh një nga ata në skuadër.

Por Zeniti e ka tashmë Sobolev, pse u nevojitet Daku? Nëse Sobolevi thjesht rri në stol pa shkaktuar probleme, Daku do të niste sherr në dhomën e zhveshjes dhe në stërvitje. E shohim çfarë karakteri ka. Zeniti bëri shumë mirë që nuk e mori atë.

“Lojtarë të tillë janë shumë të përshtatshëm për ekipe si Rubini. E gjithë skuadra luan për të, dhe ai jep rezultat. Jam i gatshëm të vë bast që Daku nuk do të shënonte kurrë kaq shumë gola në ekipe si Zeniti apo Spartaku”, u shpreh agjenti Dmitri Seliu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb