Arsenali ka transferuar Noni Madueke nga Chelsea. Lajmi është bërë i ditur nga Gooners, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Unë jam dikush që ndjek ndjesinë e brendshme dhe ajo më ka udhëhequr në drejtimin e duhur deri tani. Nuk besoj se do të jetë ndryshe këtu.

Kjo është një skuadër e shkëlqyer, me identitet të qartë, dhe mezi pres të sjell stilin tim në ekip dhe të ndihmoj sa më shumë djemtë për të hedhur hapin tjetër përpara”- tha sulmuesi. Madueke ka shënuar 7 gola në sezonin e kaluar në Premier League.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb