Vllaznia ka zyrtarizuar axhendën për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Kuqeblutë do të presin Vikingurin në “Loro Boriçi” duke u kthyer kështu në shtëpi.

Vllaznia e luajti ndeshjen ndaj Daugavpils në “Elbasan Arena”. Klubi u përplas me Bashkinë Shkodër për stadiumin, ndërsa për turin e dytë gjithçka është rregulluar.

Të enjten e 24 korrikut, tifozët e Vllaznisë do të kenë mundësinë të ndjekin ndeshjen prej orës 20:30. Kualifikimi do të vuloset më pas një javë më vonë në Islandë.

Vllaznia ia doli të kualifikohet ndaj Daugavpils, pasi fitoi 4 me 2 në transfertë. Në “Elbasan Arena” ndërkohë kishte humbur 0 me 1.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb