Myrto Uzuni ka luajtur 18 ndeshje me Austin FC dhe ka realizuar 2 gola, ndërsa ka dhuruar edhe 2 asiste.

Statistika që nuk ngrohin shumë, duke marrë parasysh aftësitë e futbollistit, me sulmuesin shqiptar që është kritikuar së fundmi për përformancat e tij.

Trajneri i Austin FC, Niko Estevez tha se Uzuni ka mjaft vlera dhe ato i ka treguar disa herë.

“Ai e ka cilësinë dhe kjo është dëshmuar. Çdo gjë tjetër, e gjithë zhurma tjetër, i gjithë kriticizmi janë gjepura dhe vijnë nga njerëz që dinë shumë pak nga futbolli” tha  Niko Estevez.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb