I larguar nga Egnatia vetëm pak ditë më parë, Serxho Ujka i ka dhënë drejtim të ardhmes. Mesfushori shqiptar është zyrtarizuar në elitën e klubit belg, më saktë, në radhët e Zulte-Waregem. Ujka do të jetë pjesë e kësaj skuadre, të paktën për 4 vite.
Debutimi i tij me ekipin e ri mund të vijë me 26 korrik, në ndeshjen shtëpiake të kampionatit ndaj KV Mechelen.
Ujka la Egnatian pas një sezoni, ku luajti mbi 30 ndeshje.
View this post on Instagram
