Rektori i Universitetit “Luarasi”, profesor Ethem Ruka, e ka cilësuar futjen e 3 programeve të studimit nga Universiteti “The London School of Economics and Political Science, (LSE) si ofertën më të mirë sot në Shqipëri për maturantët shqiptarë.
Profesor Ethem Ruka tha se kjo mundësi që vjen sipas një marrëveshje mes universitetit “Luarasi” dhe LSE, u jep mundësi edhe shtresës së mesme të shkollojnë fëmijët e tyre në një universitet të standardeve më të mira ndërkombëtare.
Rektori tha se kostoja e shkollimit në Londër është jashtëzakonisht e lartë dhe se në Shqipëri ka njerëz në Shqipëri që mund ta përballojnë koston e studimit, por për shtresën e mesme është e pamundur, është një mollë e ndaluar.
“Me sjelljen e 3 programeve të studimit nga ky universitet në Shqipëri, kostoja e shkollimit është gati 10 herë më e ulët sa në Londër dhe në fund të fundit është një ofertë për maturantët shqiptarë, ata që duan të aspirojnë dhe të marrin një diplomë të mirë ndërkombëtare nga më të mirat.
Jemi optimistë që të tre programet do të ecin shumë mirë dhe shiriti pritet në muajin tetor”, tha profesor Ethem Ruka i cili u ka bërë thirrje prindërve që mund të kenë ndonjë hezitim dhe që duan të vazhdojnë në studimet në Britani.
“Duke përfituar nga kjo bisedë, i bëj thirrje atyre që mund të kenë ndonjë hezitim, ndërsa mund të mendojnë se kjo shkollë është më e mirë të ndiqet në Britani se sa këtu, se në universitetin “Luarasi”, ata do të studiojnë me të njëjtat kurikulë, të njëjtat programe do tu japin leksione profesorë që janë të përzgjedhur nga Universiteti i Londrës”, tha rektori i Universitetit “Luarasi”, Ethem Ruka.
Më tej ai sqaroi se, për tu bërë pjesë e kësaj shkolle, mjafton që të rinjtë të kenë një mesatare dinjitoze, të jenë mirë në matematikë, dhe të kenë një anglishte të certifikuar.
Profesor Ruka ka vijuar më tej gjatë intervistës se provimin përfundimtar do e japin në Londër dhe do marrin një diplomë për të cilën ata do të krenohen kur të kenë mbaruar shkollën.
“Do na bekojnë kur ta mbarojnë se ndoshta tani s’e kuptojnë. Prandaj të dashur prindër që keni fëmijë për të cuar në shkollë, mos e humbni këtë rast. Në Shqipëri nuk ka ardhur një shkollë më e mirë se LSE (The London School of Economics and Political Science)”, tha rektori Ruka.
Ethem Ruka: Gjëja më interesante për mendimin tim, është që kostoja e shkollimit në Londër është jashtëzakonisht e lartë. Ka njerëz në Shqipëri që mund ta përballojnë koston e studimit, por për shtresën e mesme është e pamundur, është një mollë e ndaluar.
Ndërsa me sjelljen e 3 programeve të studimit nga ky universitet në Shqipëri, kostoja e shkollimit është gati 10 herë më e ulët sa në Londër dhe në fund të fundit është një ofertë për maturantët shqiptarë, ata që duan të aspirojnë dhe të marrin një diplomë të mirë ndërkombëtare nga më të mirat.
Fillimet janë të vështira, ne kemi folur, kemi promovuar në mjaft shkolla të mesme të Shqipërisë, interesi ka qenë goxha i madh, muaj më parë. Prindër bashkë me fëmijët kanë marrë informacion të hollësishëm.
Jemi optimistë që të tre programet do të ecin shumë mirë dhe shiriti pritet në muajin tetor. Duke përfituar nga kjo bisedë, i bëj thirrje atyre që mund të kenë ndonjë hezitim, ndërsa mund të mendojnë se kjo shkollë është më e mirë të ndiqet në Britani se sa këtu.
Por në fakt ata do të studiojnë këtu me të njëjtat kurikulë, të njëjtat programe do tu japin leksione profesorë që janë të përzgjedhur nga Universiteti i Londrës, do të përzgjidhen dhe studentët atje, mjafton të kenë një mesatare dinjitoze, të jenë mirë në matematikë, të kenë një anglishte të certifikuar dhe provimin përfundimtar do e japin në Londër dhe do marrin një diplomë që do na bekojnë kur ta mbarojnë se ndoshta tani s’e kuptojnë.
Prandaj të dashur prindër që keni fëmijë për të cuar në shkollë, mos e humbni këtë rast. Në Shqipëri nuk ka ardhur një shkollë më e mirë se LSE (The London School of Economics and Political Science)
(BalkanWeb)
