Që në orët e para të mëngjesit të sotëm , 30 trupa të ushtrisë, i janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve në Belishovë të Mallakastrës.

Shërbimet zjarrfikëse , efektivët e emergjencës civile, të policisë bashkiake , po vijojnë pa ndërprerje punën, ndërsa flakët  mëngjesin e sotëm duken me intensitet më të ulët. Ende nuk është bërë vlerësimi i situatês , për të bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.

Zjarri sot është në ditën e 6- të të tij, duke nisur fillimisht në masivin pyjor të Drenovës , për të kaluar në kodrat e Gorishovës ku u dogjën dhjetra rrënjë ullinj, e për të përfunduar në Belishovë , ku mbrëmjen e djeshme flakët dolën jashtë kontrollit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb