Belshi vazhdon të tërheqë vëmendjen e turistëve të huaj dhe numri i tyre ka arritur shifra rekord muaj pas muaji .Këtë prag fundjave shumica e turistëve të huaj që vizituan Belshin ishin nga Izraeli dhe që të gjithë të organizuar në grupe familjare.Ata vizituan për herë të parë liqenet karstike të zonës së Dumresë dhe u shprehën të mahnitur nga panorama unike dhe natyra e virgjër e kësaj zone .Grupet familjare të turistëve izraelitë nuk i fshehën emocionet përballë këtij peizazhi të rrallë shqiptar

“Nuk e besonim që ekziston një vend kaq magjik dhe kaq afër Europës”, ishte reagimi i parë i tyre, ndërsa përshkonin rrugët dhe bregliqenet e Belshit, të këtij qyteti të vogël në zemër të Shqipërisë së Mesme, i cili është i rrethuar nga një mozaik prej 84 liqenesh karstike që duket sikur kanë dalë nga një përrallë

Duke shëtitur mes gjelbërimit , qetësisë dhe ujërave të kristalta, turistët izraelitë shprehën entuziazmin e tyre për bukuritë natyrore të zonës, duke theksuar se Belshi është një destinacion që jo vetëm vizitohet , por edhe përjetohet.“Nuk e prisnim këtë surprizë kaq fantastike nga Belshi.

Ky është një thesar i fshehur që duhet ta njohë e gjithë bota”, thanë ata, teksa fotografonin çdo moment dhe ndanin përvojën e tyre në rrjetet sociale. Sipas tyre, Belshi përmendet gjithnjë e më shpesh në Izrael si një destinacion surprizë, ku mikpritja, natyra dhe qetësia ndërthuren në mënyrë të përsosur.Turistët izraelitë falënderojnë znj.Sonila Kosta për organizimin e shkëlqyer të guidës në Shqipëri .Bashkëdrejtuesja e këtyre guidave turistike të grupeve me familje të mëdha izraelite, Blerina Hoxhaj, theksoi se këtë vit interesi nga turistët e huaj është në rritje të ndjeshme: “Ka një fluks të madh kërkesash për të vizituar me patjetër Belshin dhe zonën e Dumresë.Po flasim për një destinacion që po fiton emër ndërkombëtar falë natyrës së tij unike dhe përvojës autentike që ofron.”

Ky është një sinjal i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në rajon dhe për promovimin e vlerave natyrore dhe kulturore të Belshit në tregun global.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb