Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Llogarasë, duke rrezikuar seriozisht stanet pranë të cilave mbahen bagëti nga banorët e zonës. Flakët po përhapen me shpejtësi në terrenin e vështirë dhe të pyllëzuar, ndërsa shqetësimet për dëme të konsiderueshme janë në rritje.

Banorët e zonës shprehen të alarmuar për situatën, pasi nëse nuk ndërhyhet në kohë, zjarri mund të shkaktojë dëme të mëdha, jo vetëm në sipërfaqe të gjelbërta, por edhe në bagëtitë dhe infrastrukturën rurale përreth.

Autoritetet janë njoftuar dhe pritet ndërhyrja e shpejtë nga forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave civile për të shmangur përkeqësimin e situatës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb