Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ndarë për herë të parë momentet e vështira personale dhe politike që ka përjetuar gjatë fushatës së fundit zgjedhore. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Tabaku rrëfeu se ka pasur çaste kur ka vënë në pikëpyetje vazhdimin e saj në politikë.
“Ka ndodhur që dy javë para zgjedhjeve, kur isha në listë të hapur, të më lindte dyshimi nëse do vazhdoja apo jo,” tha ajo, duke shtuar se sfida e saj këtë herë ishte shumë personale, veçanërisht në përballjen me një kundërshtar si Ilir Alimehmeti.
Megjithatë, Tabaku theksoi se ndonëse ka përjetuar ndjesi padrejtësie gjatë këtij procesi, ajo nuk ka pasur asnjëherë dyshim për qëndrimin e saj në Partinë Demokratike dhe angazhimin në politikë. “Politikën nuk e kam parë si një punë 8-orëshe, por si një pasion që prej fëmijërisë. Isha apo jo në parlament, do vazhdoja të isha pjesë e PD-së,” deklaroi deputetja demokrate.
“Ka qëlluar që 2 javë para zgjedhjeve, apo kur isha në listë të hapur që vendos në pikëpyetje nëse do vazhdosh apo jo. Politikën nuk e kam punë me 8 orarsh, por pasion që fëmijë. Isha apo jo në parlament do vazhdoja të isha në PD. Por duke qenë se sfida po bëhej e tillë, ishte një vlerësim i punës time në 15 vite, doja që ta kaloja patjetër këtë fazë, por një gjë ishte e sigurt, që dhe në këto momente kur kisha ndonjë pikëpyetje, asnjëherë skam patur dyshim se do isha në PD dhe do kisha angazhim politik”, tha ajo.
(BalkanWeb)
