Të paktën 34 persona kanë vdekur dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur, kur anija turistike Ëonder Sea u përmbys me 53 pasagjerë në bord në Gjirin Ha Long të Vietnamit. Tetë fëmijë ishin midis viktimave.
Zhytësit po vazhdojnë kërkimet pavarësisht kushteve të këqija të motit, përfshirë shiun e rrëmbyeshëm dhe erën. Anija u përmbys në gjirin e njohur turistik që ndodhet në Gjirin e Tonkinit. Në gjuhën vendase, termi “Hạ Long” do të thotë “vendi ku dragoi zbret në det”. Ai ka qenë një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1994.
Midis pasagjerëve ishin 20 fëmijë
Shumica e personave në bordin e anijes ishin familje që vinin për vizitë nga kryeqyteti Hanoi, me më shumë se 20 fëmijë midis pasagjerëve. Rojet kufitare shpëtuan 11 persona dhe gjetën 34 trupa.
Historia e një fëmije: Bërtita për ndihmë
“Mora frymë thellë, notova nëpër një çarje, u zhyta në ujë dhe pastaj u ngjita përsëri në breg. Madje bërtita për ndihmë, pastaj më tërhoqi një varkë me ushtarë.” Kjo është ajo që rrëfeu një djalë 10-vjeçar që i mbijetoi anijes së mbytur. Kryeministri vietnamez Pham Minh Chinh shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe u bëri thirrje Ministrive të Mbrojtjes dhe Sigurisë Publike të nisin urgjentisht operacionet e kërkim-shpëtimit.
(BalkanWeb)
