Mërkuri është në retrogradë nga 18 korriku deri më 11 gusht. Kjo periudhë njihet për rikthimin e ish-ave, kështu që edhe javët e ardhshme nuk bëjnë përjashtim. Fatmirësisht, energjia astrologjike kësaj here mbron shumicën prej nesh, përveç nëse jeni një nga dy shenjat që astrologia Maren Altman thotë se kanë më shumë gjasa të kthehen te një ish gjatë këtij Mërkuri retrogradë.
Siç ka shpjeguar astrologia, “Mërkuri retrogradë duket se ka efekte të paracaktuara” dhe kjo periudhë “tenton të tërheqë njerëz me të cilët ndjejmë se kemi punë të papërfunduara.”
Sipas Altman, jo vetëm që Mërkuri po lëviz retrogradë në shenjën e Luanit, por kemi edhe një Hënë të Re në të njëjtën shenjë, rreth datës 24 korrik 2025, që e bën jetën tonë më pikante dhe të papritur. Me këto dy forca të fuqishme që trazojnë shtëpitë Ujorit dhe Dashit, këto dy shenja mund të përfundojnë duke u rikthyer te një ish gjatë kësaj periudhe.
Ujori: Si Mërkuri retrogradë, ashtu edhe Hëna e Re në Luan po ndodhin në shtëpinë e 7-të të marrëdhënieve serioze, shpjegon Altman. Kjo mund të nënkuptojë hyrje në një lidhje të re të angazhuar ose rikthim te dikush me të cilin ke qenë më parë, për mirë apo për keq. “Ky konfigurim mund të tregojë një marrëdhënie të ndërtuar mbi diçka të paqëndrueshme”,- shton Altman, “ose keqkuptime që shfaqen që në fillim.”
Megjithatë, nëse Ujori duhet apo nuk duhet të rikthehet te ish-i, mbetet krejtësisht zgjedhje personale. Edhe një raport me bazë të lëkundur mund të marrë një formë më të pjekur nëse të dy palët kanë mësuar nga e kaluara.
Por, sipas astrologes dhe terapistes Kate Rose, Ujorët duhet të kenë kujdes nga keqkomunikimet ndërsa Merkuri retrograd stacionohet në shtëpinë e tyre të 7-të. Edhe nëse nuk riktheheni me ish-in, komunikimi i qartë është mënyra më e mirë për të ecur përpara, së bashku ose të ndarë.
Dashi: Me Mërkurin retrogradë dhe Hënën e Re në Luan që ndriçojnë shtëpinë tënde të 5-të të takimeve, “kjo mund të tregojë se po rihap një marrëdhënie takimesh me dikë ose po fillon sërish të shohësh ish-in”,- shpjegon Altman. Nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të hysh në një “lidhje serioze”, vëren ajo, “por mund të hapësh përsëri atë derë gjatë kësaj kohe.”
Lajmi i mirë është se ky Mërkuri retrogradë në Luanin e guximshëm e shprehës mund ta bëjë më të lehtë të thuash saktësisht ç’ke në mendje, duke të dhënë “një shans të dytë për më shumë hapje emocionale”, shkruan astrologu A.T. Nunez. Dhe meqë Merkur retrograd shpesh lidhet me fatin, “ndoshta thjesht keni nevojë të takoheni përsëri dhe të kuptoni pse nuk funksionoi herën e parë”,- shpjegon astrologia Helena Hathor në një video.
