Amadu Sabo ishte një nga lojtarët e afruar te Skënderbeu në janarin e këtij viti. 20-vjeçari u huazua te bardhekuqtë nga Suedia ku kartonin e tij e zotëronte Hamarbi.

Disa ditë më parë iu bashkua Javor-Matis në Superligën e Serbisë. Dje pati edhe debutimin e tij kundër Crvena Zvezdës. Këto të fundit fituan 4 me 0.

Sabo është afruar me shumë pritshmëri për mesfushën. Për këtë edhe iu besua menjëherë vendi i titullarit.

Te Skënderbeu, Sabo luajti 14 ndeshje në total. Gjatë kësaj kohe po ashtu pati vendin e titullarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb