Një episod ka ndodhur ditën e sotme në Shëngjin. Raportohet se një i ri 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i një hoteli.

Si pasojë e plagëve të marra, i riu, me banim në Burrel, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi paraprak i Policisë:

Rreth orës 17:40 në ambientet e një hoteli në Shëngjin, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia (ballkoni), shtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Burrel, pushues në Shëngjin.

22-vjeçari është transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb