Mirlind Daku rinovoi kontratën me Rubin Kazan dhe do të vijojë që të kontribuojë për këtë skuadër.
Legjenda ruse Aleksandr Grishin pati vetëm fjalë të mira për Dakun, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Mendoj se të njëjtat ekipe do të luftojnë për kampionatin si sezonin e kaluar. Këto janë gjashtë të parat e kampionatit.
Nuk priten zbulime të tjera. Ekipet që ishin në tetë të dytat do të mbeten atje. Vetëm Rubin mund t’ua prishë gjakun favoritëve nëse Mirlind Daku është mirë. Rezultatet e ekipit të Kazanit varen shumë nga Daku”, u shpreh Grishin.
