Është riaktivizuar zjarri i rënë pasditen e djeshme në masivin pyjor të luginës së Shkopetit. Era e fortë ka bërë që flakët të rifshaqen në pyllin me pisha pak metra larg rrugës nacionale Burrel-Skuraj.

Helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes ka asistuar në kufizimin e përhapjes së flakëve në anën veriore të luginës, ndërsa forcat e mbrojtjes civile të bashkive Kurbin e Mat, si dhe forcat e armatosura vijojnë përballjen me flakët në rrugë tokësore.

Izolimi i zjarrit është i vështirë për shkak të dendësisë së pishave dhe pemëve të tjera, njëkohësisht edhe nga terreni jo pak i thyer.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb