Kryeministri Edi Rama ka rikthyer sot rubrikën “Sy m’Sy” ku në një lidhje live nga rrjetet sociale iu përgjigjet pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët.

“Pjesa më e madhe e kohëve të fundit janë pikërisht për lirimin e hapësirave publike dhe po e nis me atë që kapen ata me zë kritik” Pse tani?”.

Në zgjedhje për herë të parë isha pjesë e skuadrës së Tiranës, e ndryshe nga fushatat e tjera kam pasur një seri të gjatë takimesh dhe praktikisht kam mundur të shoh e kaloj në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna.
Kam vënë re dy gjëra që më bënë shumë përshtypje, një transformimi i madh pozitiv që ka pësuar kryeqyteti, edhe në territore periferike, por nga ana tjetër negative në aspektin e një ekspansioni të kufijve të veprimtarisë së njësive të shërbimit në hapësirat publike. Kjo ishte baza e një shqetësimi”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb