Deputetja e PL, Erisa Xhixho ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në Tiranë.
“Tirana turistike nuk ofron sot as shërbimin më bazik: ujin. Premtimi për ujë 24 orë? Mashtrim publik i përsëritur nga mandati në mandat!”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Xhixho thekson se qytetarët detyrohen të blejnë ujin me bidona dhe të lahen me kanaçe.
Postimi
Në stinën e nxehtë, mijëra qytetarë në Tiranë vuajnë për një pikë ujë në çezmat e shtëpive të tyre. Në vitin 2025, në zemër të kryeqytetit, familjet detyrohen të blejnë ujë me bidona dhe të lahen me kanaçe.
Tirana turistike nuk ofron sot as shërbimin më bazik: ujin.
Premtimi për ujë 24 orë? Mashtrim publik i përsëritur nga mandati në mandat!
Pasaporta europiane e Kryeministrit për kryeqytetin? Vula e dështimit të një modeli që ka braktisur qytetarin.
Tirana ka nevojë për ujë, jo për mashtrime!
(BalkanWeb)
