Pas nënshkrimeve të Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono, Real Madrid e konsideron merkaton praktikisht të mbyllur, në pritje të largimeve të mundshme si ato të Alaba dhe Rodrygo.
Gjithsesi, synimi mbetet gjetja e një mesfushori cilësor që mund të zëvendësojë Toni Kroos. Në skenë ka dalë së fundmi emri i Rodrit nga Manchester City.
Real Madrid ka kapacitetin financiar për të bërë një tjetër afrim të madh dhe madje mund të kthehet në merkato nëse largimi i Rodrygos konkretizohet, gjë që mund t’i sjellë atyre një fitim midis 80 dhe 100 milionë eurove.
Ndër fubollistët më të diskutuar, raporton As, janë Nicolò Barella (Inter), Enzo Fernández (Chelsea) dhe Alexis Mac Allister (Liverpool), të gjithë lojtarë kyç për ekipet e tyre përkatëse dhe me kontrata afatgjata, gjë që e bën largimin e tyre shumë të komplikuar.
