Qëndrim Ismajli ishte një tjetër futbollist që nuk u pa në miqësore. Lojtari vazhdon të jetë pikëpyetje te Tirana.

Ai ka një dëmtim në shpinë që vazhdon ta mundojë. Jo vetëm kaq, por mjekët disa herë kanë bërë ndërhyrje të ndryshme dhe nuk ia kanë dalë. Lojtari humbi gjithë pjesën e dytë të sezonit të shkuar nga ky dëmtim misterioz.

Ismajli erdhi verën e shkuar nga Gjilani. Ai në pjesën e parë të sezonit luajti 23 takime, duke shënuar 3 gola, me një prezencë në fushë prej 1562 minutash. Lojtari, nga janari e në vazhdim, u dëmtua dhe nuk arriti të luante. Futbollisti do të jetë gati vetëm për sezonin e ri futbollistik, gjithmonë nëse do të gjendet dëmtimi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb