Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, foli në konferencë për shtyp në Singapor dy ditë para miqësores kundër Arsenalit.

“Sezoni i kaluar padyshim nuk ishte pozitiv. Ne padyshim duam të bëjmë më mirë; po punojmë shumë dhe po përgatitemi për sezonin e ardhshëm.

Jemi shumë të lumtur që mund të luajmë ndeshje këtu. Çdo trajner ka idetë e tij se si të mbrohet, si të sulmojë, si dhe kur të bëjë presion. Po përshtatemi me kërkesat e Allegrit.

Cili është qëllimi për sezonin e ri?
“Sezoni i kaluar ishte i tmerrshëm. Duam të kthehemi në Ligën e Kampionëve, një kompeticion ku Milani duhet të jetë gjithmonë”- tha Tomori.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb