Një nga skuadrat shqiptare me gjasë do të mund të luajë në fazën e grupeve në një kompeticion europian.

Matematika është fare e thjeshtë për Shkëndijën dhe Dritën, që mund të “përplasen” nëse humbasin në turin e dytë të Champions League, ndaj kundërshtarëve si FCSB nga Rumania dhe Copenhagen nga Danimarka.

Përballja direkte mes Dritës dhe Shkëndijës në turin e tretë të Europa League do të bënte që ekipi i cili triumfon, të kalonte në “Play Off” të këtij kompeticioni, çka do të thotë se edhe me humbje më pas, njëra nga ato do siguronte minimalisht grupet e Conference League.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb