GJKKO ka zbardhur vendimin për çështjen ndërmjet Albana Vokshit dhe sipërmarrëses Vilma Nushi.

Me vendimin e marrë sot, Vokshi u shpall e pafajshme për akuzat e saj në adresë të Nushit.

Në vendimin e zbardhur thuhet se deklaratat e deputetes demokrate nuk përbëjnë vepër penale.

Screenshot 429
Screenshot 429

Njoftimi i GJKKO
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Viktimat akuzuese Vilma Nushi dhe shoqëria “3P LIFE LOGISTIC”, me administrator shtetasin Altin FANI me datë 16.01.2025 kanë paraqitur pranë Gjykatës
kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me të akuzuar shtetasen Albana Vokshi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpifja”, e kryer botërisht, parashikuara nga neni
120 i Kodit Penal.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, me vendimin

Nr. 51, datë 21.07.2025 vendosi:

1. Deklarimin e pafajshme të të akuzuarës Albana Vokshi, për kryerjen e veprës penale “Shpifja”, e kryer botërisht, e parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal, në dëm të viktimave akuzuese Vilma Nushi dhe shoqëria “3P LIFE LOGISTIC”, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimave akuzuese, Vilma Nushi dhe shoqërisë “3P LIFE LOGISTIC”.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb