Ekspertja e çështjeve të sigurisë, Juxhina Gjoni, duke folur për udhëzimin e fundit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për të mos komentuar zgjedhjet nëpër botë, theksoi se Amerika ka interesat e tjera tashmë dhe nuk ka kohë të merret me vogëlsirat e zgjedhjeve tek-tuk në vende të ndryshme.

Duke folur në Log. në News24, Juxhina Gjonit pohoi gjithashtu se është një përpjekje e momentit, nuk do ta ndryshojë qasjen e SHBA për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve në botë.

Juxhina Gjoni: “Deklarata e Rubios është kryesisht kontradiktore, më tepër një konsum për mediat, duke qenë se edhe vetë opinioni ndërkombëtar ka interes. Nga njëra duket se Trump ka një tërheqje në punët e brendshme të vendeve të ndryshme, por nga sa lexon më poshtë në direktivat, duket se SHBA do të jetë e pranishme në politikën e shumë vendeve. Është edhe diçka për Rusinë, një mesazh si për të thënë se Amerika nuk mund të eksportojë më demokraci pasi ‘stofi’ juaj nuk e pranon.

Amerika ka interesat e tjera tashmë dhe nuk ka kohë të merret me vogëlsirat e zgjedhjeve tek-tuk në vende të ndryshme. SHBA e fokusuar te ringritja e industrisë ushtarake. Morali i kësaj është që Trump e përdor për të performuar në mënyrë selektive, për t’i thënë opinionit publik që ai është i miri dhe mbron të drejtat e njeriut. Por mendoj se është një përpjekje e momentit, nuk do ta ndryshojë qasjen e SHBA për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve në botë, është një nga shashkat e Trump.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb