I ftuar në “Log”, analisti Arion Sulo, duke folur për raportin e SHBA me Shqipërinë, pas shpalljes së Trump president, e ka cilësuar si një tërheqje të SHBA nga zhvillimet në Shqipëri.

Sulo tha se PD ka pritur që të korrigjohej padrejtësia që iu bë, duke e parë SHBA si një arbitër, por duket se Trump nuk e ka në agjendë demokracinë.

Arion Sulo: Nuk jam dakord që cdo që ka ardhur nga SHBA ka qenë bekim. Cilido të ketë qenë mekanizmi i shpalljes non grata të berishës, rezultati tek ne ka qenë negativ. Copëtimi i opozitës sot në atë pikë. Nëse ne mendonim që kishim një arbitër të paanshëm në administratën Obama, janë hedhur miliona euro për lobim. Është bërë transaksionale. Me tërheqjen që shihet të SHBA, ne ishim mësuar ta shihnim si arbitër dhe prisnim drejtësinë nga ata.

U godit opozita, më i dobti. Ky deformim që ka ndodhur, që po del i faktuar, nga PD mendohej të korrigjohej dhe ata të hynin në rolin e arbitrit ose të interesave reciproke, si faktorë stabiliteti që jemi në rajon. Korrigjimi i padrejtësisë që i kanë bërë opozitës me non gratën, ndërhyrjet, vizitën e Blinken, nuk po ndodh. Duket se Trump nuk e ka demokracinë në axhendë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb