Saranda tronditet nga një tjetër ngjarje kriminale ku ditët e fundit qytetin bregdetar e ka dominuar kronika e zezë. Mbrëmjen e kësaj të hëne, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas Policisë, automjeti rezulton në pronësi të shtetasit Klaus Jaçaj, 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas. 31-vjeçari u shpall në kërkim për përkrahje të autorit të krimit.
Në kërkim për plagosjen e dyfishtë në Sarandë të ndodhur më 17 Korrik vijojnë të jenë në kërkim vëllezërit Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj 43 vjeç dhe Erjon Canaj 36 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç, pronari i makinës që iu vendos tritol.
Policia akuzon Ramadan Zoton (Canaj) si person që ka qëlluar me armë dhe plagosi Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç.
