Ndeshja mes Anderlecht (BEL) dhe Häcken (SWE), e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Europa League, do të gjykohet nga një trupë arbitrash shqiptarë.

Eldorjan Hamiti është gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj do të jenë asistentët e tij. Erjon Bastari është caktuar si arbitër i katërt.

Sistemi VAR do të drejtohet nga Kreshnik Barjamaj, i ndihmuar nga Olsion Yzeiraj në rolin e AVAR-it.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten, në Belgjikë, në stadiumin “RSC Anderlecht Stadium”, në orën 20:00

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: