Biznesmeni Elman Abule është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK ndërsa po i komunikohen akuzat.

E njëjta gjë ndodhi me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme dhe akuzat do t’i komunikohen ditën e nesërme.

Nuk dihet nëse kryebashkiaku I Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado. Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme apo do të shtyjë afatet e hetimit.
Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb