E ardhmja e Kristjan Asllanit është shndërruar në një rebus të vërtetë.Pavarësisht interesimit për futbollistin e kombëtares, deri më tani në derën e Interit nuk ka trokitur askush për të bërë një ofertë që kënaq drejtuesit zikaltër.
Së fundmi, është tërhequr nga gara edhe Fiorentina, me klubin violë që i konsideron të larta pretendimet e Interit.
Klubi nga Milano kërkon hiç më pak se 20 milionë euro për të lënë të lirë Asllanin. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.
