Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, foli për Gazzetta.it direkt nga grumbullimi i skuadrës në Singapor.
“Një lider është dikush që ndihmon ekipin të fitojë në fushë. Unë dua ta bëj këtë. Në fushë. Kam qenë te Milani për disa vite, e njoh klubin dhe presionin që ekziston këtu. Gjithmonë përpiqem t’i ndihmoj të sapoardhurit, t’i bëj të kuptojnë se duhet të japësh më të mirën në çdo kohë sepse në një klub të madh si Milani, e vetmja gjë që ka rëndësi është fitimi i trofeve.”
“A mund të nhdimojë Allegri? Ndikimi im me Allegri-n ka qenë shumë pozitiv dhe jam i lumtur që kam një trajner me përvojë te Milani, dikë që tashmë ka fituar këtu dhe është bërë kampion. Më pëlqen fakti që ai më lejon të shpreh talentin tim lirisht. Dhe ai sjell përvojë” – tha Leao.
