Gjykata e Tiranës vendosi të shuajë masën e sigurisë artrest me burg dhe liroi nga qelitë Edison Haxhisë.

Ai ishte dënuar për krijimin e kushteve për të kryer vrasje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Larushk të Fushë Krujës, ku u ekzekutua Gentian Bejtja. Sipas Gjykatës, lirimi i tij erdhi pas përfundimit të masës së dënimit.

Në lidhje me vrasjen e Gentian Bejtjas është akuzuar Ilir Beqaraj.

Gentian Bejtja njihej për përplasje me grupet kriminale në Nikël.

Ai u ekzekutua me breshwri automatiku, pasditen e 15 marsit 2023, brenda serës me domate në oborrin e shtëpisë. Nga makina “Land Rover Discover” që u ndal te porta e oborrit të banesës zbritën 3 persona, të cilët hynë qetësisht dhe zbrazën breshëri plumbash drejt tij dhe po aq qetësisht u larguan.

Hetuesit zbuluan se drejt 43-vjeçarit u qëllua nga 3 armë zjarri kallashnikovë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb