Në një kohë kur thashethemet për të ardhmen e Hakan Calhanoglu vazhdojnë të qarkullojnë, Gordon Stipic, agjenti i mesfushorit turk të Interit, foli për TRT Spor:
“Ka shumë telefonata dhe kontakte në zhvillim e sipër, dhe shumë lajme po dalin.
Është normale që kjo të ndodhë, por në këtë fazë, na duhet një komunikim më i qartë dhe më fluid midis palëve”, tha agjenti i lojtarit.
Pas fjalëve të përhapura për interesim të Galatasaray, Calhanoglu tani ka përfunduar në radarët e Fenerbahce të José Mourinhos.
