Një vatër e madhe zjarri u shfaq pak orë më parë në pyjet e fshatit Mamëz të Kukësit. Era po favorizon përhapjen e flakëve, ndërkohë që retë e tymit kanë mbërritur mbi qytetin e Kukësit.
Në vendngjarje janë angazhuar grupe pune me punonjës të shërbimit zjarrfikës, pyjevë, banorë të zonës, etj. Terreni nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse, ndaj dhe përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e flakëve po bëhen me pompa shpine dhe mjete rrethanore.
Ende nuk ka informacion per shkakun, por deri tani zjarri ka djegur disa hektarë me pyje dushku.
(BalkanWeb)
