Kryeministri Edi Rama ka postuar komentin e radhës në lidhje me lirimin e hapësirave publike në vend, duke e shoqëruar atë me foto nga aksioni që ka ditë që ka nisur.
Rama thotë se ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare.
Postimi i Ramës:
Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare.
Respekte për çmontimin.
