Shqipëria po përgatitet të heqë pagesat me para në dorë duke futur në përdorim pagesat me kartë. Analisti Neritan Alibali i ftuar në “Log”, e ka vlerësuar aksionin e qeverisë për të luftuar pastrimin e parave të pista por sipas tij, vetëm me kontrollin e bankave, nuk mjafton.

Sipas Alibalit, kuadri ligjor qoftë i BE, ka përmirësuar ka krijuar instrumenta të caktuara dhe ka ecur drejt eleminimit sa më të madh të kalimit të parave të pista nëpërmjet bankave.

Por paratë e pista hyjnë në Shqipëri dorazi jashtë sistemit bankar, përmes investimeve në industri të ndryshme, përmes pagesave të cash less në hije.

Neritan Alibali: Aksionin e cash less Rama nuk e ka filluar për të nisur një revolucion teknologjik të shoqërisë shqiptare. Mendoj që Rama e ka bërë në kuadër të një lufte kundër pastrimit të parave të pista. Është mirë që ligji e shoqëria të shkojë drejt kësaj lloj teknologjie për të bërë pagesa nëpërmjet kartave.

Nuk mendoj se përmes suksesit të aksionit do të fitohet lufta kundër pastrimit të parave. Sepse paratë e pista nuk hyjnë vetëm përmes bankave. Kuadri ligjor qoftë i BE, ka përmirësuar ka krijuar instrumenta të caktuara dhe ka ecur drejt eleminimit sa më të madh të kalimit të parave të pista nëpërmjet bankave.

Paratë e pista hyjnë në Shqipëri dorazi jashtë sistemit bankar, përmes investimeve në industri të ndryshme, përmes pagesave të cash less në hije. Rama është treguar shumë i kujdesshëm, ndryshe nga premtimet e tjera, ka thënë aspiratë, ka pasur parasysh dhe vështirësitë. Vetëm duke mbyllur grykën e bankave nuk e fiton dot luftën kundër parave të pista.

Shteti gjithmonë nxjerr instrumenta për të bllokuar krimin e organizuar dhe krimi i organizuar nxjerr të tjera instrumenta.

(BalkanWeb)

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb