Në Shqipëri, në 3 vitet e fundit po përhapet një fenomen që ka të bëjë me kompanitë guackë që vijnë nga jashtë. Ergis Sefa, ekspert fiskal i ftuar në “Log” tha se mbi 3/5 e investitorëve strategjikë janë në sektorin e ndërtimit dhe turizmit.
“Në pjesën më të madhe këta investitorë strategjikë nuk kanë patur kapitale të mjaftueshme. Shumë herë tek pronarët përfitues, siç është rasti i inceneratorëve vendosen emra pa peshën e vërtetë, sajesë për të mos shkuar tek lojtarët e vërtetë.
Kur bën analizë sheh se këto kompani guackë nuk justifikojnë me kapitalin e tyre”, tha Sefa.
Duke iu referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Sefa tha se në investimet e huaja direkte në Shqipëri, 34% i ke në real estate.
“Trash holdi i parave që vijnë nga jashtë dhe që nuk janë për biznes, e ka kaluar trash holdin që kishte Mali i Zi dhe që nga analiza doli që ishin rusë. Tek ne mund të jenë dhe shqiptarë”, tha Sefa.
Ergis Sefa: Ne kemi bërë një matje empirike bazuar jo vetëm në ligjet në fuqi.
mbi 3/5 e investitorëve strategjikë janë në sektorin e ndërtimit dhe turizmit. Në pjesën më të madhe këta investitorë strategjikë nuk kanë patur kapitale të mjaftueshme. Në 3 vitet e fundit kemi një fenomen që është përhapur shumë, kompanitë guackë, që vijnë nga jashtë.
Shumë herë tek pronarët përfitues, siç është rasti i inceneratorëve vendosen emra pa peshën e vërtetë, sajesë për të mos shkuar tek lojtarët e vërtetë. Kur bën analizë sheh se këto kompani guackë nuk justifikojnë me kapitalin e tyre.
BSH thotë se në investimet e huaja direkte në Shqipëri, 34% i ke në real estate, pra në trash holdin e parave që vijnë nga jashtë, dhe që nuk janë për biznes, e ke kaluar trash holdin që kishte Mali i Zi dhe nga analiza doli që ishin rusë.
Ky është problemi i parë që ti nuk ke një gjurmë dhe institucionet ja hedhin topin njëri-tjetrit, si SHISH, Tatim Taksat nuk prodhojnë analizë për të gjetur burimin. Qipro, ishujt britanikë, ishujt kajman, thënë ndryshe parajsa fiskale. Duke qenë se s’kemi marrëvedhje me këto vende, këta nuk tregojnë emrat e pronarëve të vërtetë, por vetëm administratorët.
(BalkanWeb)
