Akuzat e Donald Trump janë “të çuditshme dhe qesharake”. Kështu e përshkruan stafi i ish-presidentit të SHBA-së, Barack Obama, duke hedhur poshtë pretendimet e kreut të Shtëpisë së Bardhë se Obama është “udhëheqësi i një komploti për të manipuluar zgjedhjet”.
“Nga respekti për presidencën, zyra jonë nuk e ka zakon t’i përgjigjet absurditetit dhe dezinformimit të vazhdueshëm që vjen nga kjo administratë, por këto pretendime janë mjaft të skandaloze për ta justifikuar një të tillë. Këto akuza të çuditshme janë qesharake dhe një përpjekje e dobët për të shpërqendruar vëmendjen” -thuhet në deklaratën e zyrës së Obamës.
Presidenti Trump deklaroi qëllimin e Obamës për të “ndjekur njerëzit”, për atë që ai i quan përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, duke pretenduar se Rusia po përpiqej të ndikonte në rezultat.
(BalkanWeb)
