Një zjarr shpërtheu në një spital të vendosur në lagjen Sariyer të Stambollit, Turqi, njofton Haber Global.

Zjarri ka shpërthyer në spitalin e sëmundjeve të kockave.

Shkaku i flakëve mbetet i panjohur.

Ekipet e reagimit ndaj emergjencave, përfshirë zjarrfikësit, janë vendosur në vendngjarje, ku përpjekjet për të kontrolluar dhe shuar flakët vazhdojnë.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb