Një djalë 4-vjeçar u sulmua nga një luan në një park kombëtar në shtetin e Uashingtonit.

Sipas ABC News, incidenti ndodhi të dielën pasdite në Parkun Kombëtar Olimpik, pranë zonës Victoria Overlook, ku luani e kafshoi djalin ndërsa ai po ecte në një shteg të njohur të parkut me familjen e tij.

Zyrtarët e parkut nxituan në vendngjarje dhe e transportuan me helikopter djalin 4-vjeçar në një spital të Seattle-it, ku po trajtohet.

Pas sulmit, rojet e parkut filluan menjëherë kërkimin për luanin, i cili u gjet dhe u neutralizua të hënën në mëngjes, sipas zyrtarëve të parkut.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb