Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të mërkurë ku rreth orës 15:50, në fshatin Hotesh, shtetasi H.Ç., dyshohet se duke kthyer automjetin në oborrin e banesës së tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti është batuar dhe ka rënë jashtë oborrit, ku aksidentalisht ka aksidentuar bashkëshorten e tij shtetasen A.Ç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gruaja, Arta Çera, u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Ndërsa bashkëshorti i saj ka pësuar lëndime më të lehta dhe po trajtohet në spitalin e Peshkopisë.
(BakanWeb)
