Gazetarja Juela Meçani u shpreh gjatë emisionit “Log” se ajo çka po ndodh mes dy partive të reja “Nisma” dhe “Shqipëria Bëhet” është e njëjtë me situatën 4 vjet rresht në Partinë Demokratike.
Meçani tha se do të duhej nga PD të dilte nga bataku ku ishte futur duke ndryshuar perceptimin e qytetarëve, përmes listave të kandidatëve për deputet komplet ndryshe, një strategji elektorale ndryshe nga ajo e 11 majit dhe mbi të gjitha jo një politikë konjukturale.
“PD si e Bashës ashtu dhe e Berishës, ka qenë në ambiguitet në lidhje me Soros, me qëndrime jo të drejtpërdrejta, kanë mbajtur konjuturat e tyre politike. gjysma e atyre që janë së fundmi në PD dhe që do rezistojnë të jenë më tej, janë ose ish pjesë e Soros ose vazhdojnë të jenë pjesë e nomenklaturave, të fshehura apo të drejtpërdrejta në emër të bursave të studimit.
Sot që flasim përdoret si retorikë në PD Soros, PD s’e ka atë të drejtë në të mirat që do të marrë nga SHBA, sepse do ti ketë deputetë, emra që lidhen me nomenklaturat”, tha Meçani.
Duke replikuar me ish-kandidaten për kandidate të PD për qarkun e Durrësit Jola Hysaj, Meçani tha se një pjesë e madhe e atyre që do të shkojnë në kuvend nga PD i kanë terezisur punët. Ata njerëz që sot janë denoncuesit më të mëdhenj në PD i kanë terezisur punët.
Fëmijët e tyre janë në shkollat më të mira, njerëzit e tyre janë të punësuar në organizata ndërkombëtare.
“Nëse ka një gjë që 8 vitet e Sali Berishës në pushtet prodhuan ishin një staf teknicienësh, njerëz që njohin pushtetin, territorin që u larguan nga PD pas prerjes së kokës nga Basha. Dhe ju mendoni se ata nuk do të joshen për të vënë në vend dinjitetin,
Rama po heq nga puna drejtorë shefa sektori, nga informacionet që kam unë do të ketë njerëz të djathtë ish anëtarë të PD, që janë lënë jashtë liste.
Sdo ti bëja fajtorë ata njerëz që do të pranonin të punonin në profesionet e tyre në administratën vendore. Të humbasin militantë aty janë, por të humbasin profesionistë kjo do të ishte një dëm i madh, unë shoh mungesë reflektimi në këtë drejtim”, tha gazetarja Juela Meçani duke iu drejtuar Jola Hysaj se edhe në Durrës do të ketë opozitarë të cilët do t’i punësojë Rama në administratën vendore.
Juela Meçani: Ne dëgjuam sot Pano Sokon që tha largohem nga Nisma se ajo që ndërtuam u shkatërrua në një javë.
Ajo që ka ndodhur për 2 javë e më shumë mes partive të reja e kemi disktuar. Imagjinoni që kjo ka ndodhur në PD 4 vjet rresht
Që të dilej nga ky batak, pasi krijoi një perceptim në publik se kjo parti me arna nuk bëhej nga e para, që të ndryshonte ky perceptim duhej një listë komplet ndryshe, një strategji elektorale komplet ndryshe dhe mbi të gjitha jo një politikë konjukturale.
PD si e Bashës ashtu dhe e Berishës, ka qenë në ambiguitet në lidhje me Soros, me qëndrime jo të drejtpërdrejta, kanë mbajtur konjuturat e tyre politike.
Gjysma e atyre që janë së fundmi në PD dhe që do rezistojnë të jenë më tej, janë ose ish pjesë e Soros ose vazhdojnë të jenë pjesë e nomenklaturave, të fshehura apo të drejtpërdrejta në emër të bursave të studimit.
Sot që flasim përdoret si retorikë në PD Soros, PD s’e ka atë të drejtë në të mirat që do të marrë nga SHBA, sepse do ti ketë deputetë, emra që lidhen me nomenklaturat.
Si gur privilegjesh nga administrata e Trump kam frikë se PD me mënyrën se si vazhdoi inkoherencën në lidhje me Soros nuk do e ketë si flamur se ne jemi konservatorë etj, pasi listat nuk e treguan këtë.
Nëse ka një gjë që 8 vitet e Sali Berishës në pushtet prodhuan ishin një staf teknicienësh, njerëz që njohin pushtetin, territorin që u larguan nga PD pas prerjes së kokës nga Basha. Dhe ju mendoni se ata nuk do të joshen për të vënë në vend dinjitetin,
Rama po heq nga puna drejtorë shefa sektori, nga informacionet që kam unë do të ketë njerëz të djathtë ish anëtarë të PD, që janë lënë jashtë liste. Sdo ti bëja fajtorë ata njerëz që do të pranonin të punonin në profesionet e tyre në administratën vendore. Të humbasin militantë aty janë, por të humbasin profesionistë kjo do të ishte një dëm i madh, unë shoh mungesë reflektimi në këtë drejtim.
Në momentin që të ka ikur territori, të kanë ikur njerëz që kanë integritet, e pozicione të respektuara. Edhe në Durrës do të ketë opozitarë dhe me zgjuarsi diabolike po i vendos Rama.
Një pjesë e madhe e atyre që do të shkojnë në kuvend nga PD i kanë terezisur punët. Ata njerëz që sot janë denoncuesit më të mëdhenj në PD i kanë terezisur punët. Fëmijët e tyre janë në shkollat më të mira, njerëzit e tyre janë të punësuar në organizata ndërkombëtare.
(BalkanWeb)
