Edhe 17 vjet pas çlirimit, duket se ka ende shqiptarë që jetojnë në Serbi dhe po vazhdojnë që mos ta njohin realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht.

Disa nga ata si duket iu janë bashkangjitur politikës serbe me përpjekjen që ta rikthejnë pushtuesin serb. Një nga ta është edhe Demo Berisha (mund ta ketë ndërruar emrin nga Demë në Demo, sepse në Kosovë nuk ka emër Demo).

Demo Berisha deklaron se ka lindur në Pejë dhe tani jeton në Vojvodinë, por nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe që atdheut i tij është Serbia.

Në një intervistë që ka që ka bërë për televizione të Vojvodinës (RTV Panonia dhe kanal 9), ai thotë se shkollën fillore e ka kryer në Kosovë, ndërsa pastaj ka vazhduar në Sarajevë, ku ka kryer shkollën ushtarake, pastaj në Novi Sad.

Ai thotë që ka qenë pjesëtar i ushtrisë jugosllave dhe ka përfunduar karrierën e tij në ushtrinë e Serbisë, duke punuar një kohë të gjatë në policinë ushtarake.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb