Kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje të veçantë të qeverisë, të llojit “retreat”, e cila po zhvillohet në periferi të Tiranës. Kjo mbledhje ka karakter pune dhe analize, ku në fokus është vlerësimi i performancës së çdo ministrie.

Gjatë këtij takimi, ministrat do të paraqesin raportet për punën e kryer deri më tani, duke bërë një bilanc të arritjeve, sfidave dhe objektivave të përmbushura.

Qëllimi i kësaj mbledhjeje është një analizë e thelluar e punës së çdo dikasteri, si dhe përcaktimi i prioriteteve për muajt në vijim.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb