Është publikuar një video që tregon momentet pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi rrugën “Peti” në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku në shënjestër ishte garazhi i Elvis Kosovës, 39 vjeç.
Pamjet filmike nuk kapin momentin e vendosjes së lëndës plasëse, por dokumentojnë situatën menjëherë pas shpërthimit. Në to duken mjetet e dëmtuara dhe sirenat e policisë në vendngjarje.
Policia ka konfirmuar se shpërthimi është shkaktuar nga një sasi tritoli e vendosur në portën e garazhit të Kosovës. Për fat të mirë nuk pati të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike nga disa biznese përreth dhe po analizon të gjitha provat në terren.
