Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook krijimin e një strukture të re digjitale në funksion të kontrollit të territorit, Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit.

Në një video të publikuar bashkë me postimin, Rama tha se ky institucion është një tjetër hap drejt modernizimit të qeverisjes dhe do të shërbejë për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në të gjithë vendin, si pjesë e zbatimit të masave të reja ligjore për kontrollin e territorit.

Sipas kryeministrit, Kryeinspektoriati do të mbulojë të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore dhe shtetërore në territor, nga ndërtimet pa leje, taksat dhe tarifat vendore, deri te monitorimi i prodhimit bujqësor, mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve.

“Do ta bëjë më të lehtë punën e institucioneve dhe shumë më të vështira abuzimet e zakonshme me territorin,” thekson Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb