Një zjarr ka përfshirë zonën mbi fshatin Kalasë, në bashkinë Delvinë, duke krijuar shqetësim për banorët dhe autoritetet lokale. Sipas raportimeve nga terreni, flakët janë përhapur në një vend me vështirësi të theksuara për ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.

Zjarri ndodhet aktualisht mbi zonën e banuar dhe ekziston rreziku i përfshirjes së banesave në fshat. Ekipet zjarrfikëse janë duke bërë përpjekje për të arritur në zonë dhe për të ndërhyrë, por terreni i thyer dhe mungesa e aksesit e bëjnë operacionin e shuarjes tepër të vështirë.

Autoritetet vendore i bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të gatshëm për evakuim në rast se situata përkeqësohet. Ndërkohë, mbetet në pritje ndërhyrja nga ajri, nëse zjarri nuk vihet nën kontroll në orët në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb