Real Madridi ka njoftuar se Dani Ceballos dhe Eduardo Camavinga nuk janë në shitje. Klubi madrilen po kërkon të forcojë mesfushën, por deri më tani vetëm Rodri duket se i plotëson kërkesat e tyre. Në këtë kontekst, thuhet se Xabi Alonso i kërkoi drejtuesve të klubit të mos i shesin dy lojtarët, pasi skuadra do të rrezikonte të ekspozohej në atë zonë të fushës.

Sipas Cadena SER, përfaqësuses të Camavinga konfirmuan se francezi ka marrë oferta nga Premier League, por ka vendosur t’i refuzojë ato, duke shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Real Madrid. Ceballos gjithashtu ka marrë oferta, por Xabi Alonso thuhet se këmbënguli që klubi të mos e shesë atë, një kërkesë që Florentino Pérez dhe drejtuesit e klubit e pranuan menjëherë.

Real Madridi ende nuk e ka mbyllur afatin kalimtar dhe vazhdon të kërkojë një mbrojtës dhe një mesfushor, me emra si Konaté dhe Rodri në krye të listës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb