“Reforma e drejtësisë është një proces i nxituar”.
Kështu ka deklaruar juristi Sokol Hazizaj në një lidhje live në programin e drekës në Neës24 duke evidentuar problematikat me të cilat është përballur sistemi i drejtësisë pas reformës.
“E kam thënë kahherëshëm se reforma në drejtësi ka qenë një proces i nxituar që ka prishur arkitekturën e qeverisjes së saj, ose ka zgjeruar në mënyrë të atillë ku ato organe që qeverisin drejtësisë, ose cedonin në funksionimin e tyre ose nuk kishin mirëfunksionim të qartë të tyre. Reforma u bë për perceptimin e publikut mbi drejtësinë, dimensoni i parë ishte mirëqeverisja e drejtësisë dhe e dyta i standardi i dhënies së drejtësisë.
Ndodhi që u rrit numri i organit të qeverisjes së drejtësisë.
Pushteti politik duhet të reagonte për të përsosur dhe rritur standardin e gjykimit. Sot kemi gjykata të ngarkuara”, tha ai.
Hazizaj është ndalur edhe në komisionin Anti-Korrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Juristi shpoti edhe se të gjithë personat që shihen të hyjnë në dyert e SPAK apo GJKKO, shpesh shihen si të dënuar duke u paragjykuar, fakt në të cilin sipas tij ka ndikuar edhe politika dhe deklaratat e ardhura nga politikanë, qofshin ato të mazhorancës apo edhe opozitës.
“Komisioni u dyshua si komision që dorëzonte SPAK-un, GJKKO etj. Unë mendoj që ky perceptim nuk duhet të jetë i tillë dhe nuk ka pse të jetë. Është e vërtetë që SPAK dhe GJKKO kanë ngarkesë, por kjo ngarkesë vjen për shkak të politikave të paqëndrueshme në raport me gjyqësorin. “Porta e Ferrin” nëpërmjet politikës është shndërruar edhe në portën e thashethemnajës. Kush hyn atje shihet si i inkriminuar, si të dënuar. Ata që shkojnë atje dose shihen si të përfshirë në një vepër penale ose për t’u dënuar. Të gjitha konferencat nga politika nuk janë në kuptim të së drejtës por fajësimit”, u shpreh ai.
