Një zjarr ka rënë në pyllin e fshatit Lybeshë, në Njësinë Administrative Vërtop, në Poliçan. Zjarri ka rënë në sipërfaqen e pyllit me pisha dhe më pas është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Në ndihmë të zjarrfikësve të qytetit të Poliçanit, janë nisur nga Berati dy mjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë zjarrfikës. Drejt zonës së zjarrit janë nisur edhe dy fuoristrada të PMNZSh-së Berat, pasi mjetet e tjera e kanë të pamundur të futen në zonë, për shkak të terrenit të vështirë malor dhe mungesës së rrugëve.

Kjo ka bërë që për shuarjen e flakëve, zjarrfikësit e Beratit e Poliçanit, si dhe forcat e ushtrisë, të përdorin mjetet rrethanore dhe pompat e ujit të shpinës. Edhe pse situata është vënë nën kontrroll dhe flakët e zjarrit janë lokalizuar, ende ka shumë vatra të vogla të ndezura që mund të riaktivizohen.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb