Lurë/ Zjarri në liqenin e Hotit vihet nën kontroll, te Gjura e Pllaut anulohet ndërhyja me avion për shkak të tymit. Rrezikohej jeta e pilotit
Informaciont e fundit nga Lura bëjnë me dije se situata është përmirësuar në lidhje me zjarret. Në vatrën e zjarrit poshtë liqenit të Hotit që bashkohet me basenin dhe mbi fshatin Gur-Lurë, zjarri është vënë nën kontroll.
Megjithatë, zjarri po mbahet nën monitorim nga 23 forca ushtarake, 5 efektivë zjarrfikës, 20 punonjës të Bashkisë Dibër, 10 punonjës e vullnetarë nga Nj.A. Lurë, drejtues të A.K.M.C, si dhe drejtuesi i Emergjencave Civile të Prefekturës.
U planifikua që të luftohet nga ajri me anë të avionit, por meqë ambienti ishte i mbuluar me tym e mjegull dhe mund të rrezikohej jeta e pilotit, u mendua që të anulohet ndërhyrja në një vatër tjetër zjarri që është aktive dhe e përhapur në vendin e quajtur Gjura e Pllaut sipër gropës së madhe. Terreni është shumë i vështirë dhe nuk mund të ndërhyhet me forca tokësore.
(BalkanWeb)
